Sheshi tek kolonat stadiumi, ju lutem lini 2 3 ditë dy polica bashkiakë aty vërdalle se ne me karroca me fëmijë të vegjël kemi të vetmen hapësirë qe fëmijet poshtë 6 7 vjeç mund të luajnë në këtë shesh, por një problem skandaloz dhe rrezik për fëmijët janë këta adoleshentët me motorra elektrik me skutera që bëjnë manovra xhonglime në këtë shesh ku pothuaj çdo ditë na rrezikojnë fëmijët e vegjë dhe na bëjnë të dalim nga vetja ne prindërve.

Ndërsa hapësira e kuq rreth stadiumit e shtuar me pllakë që ne të zonës e përdorim për xhiro me karrocat për fëmijë, ne dy tre pjesë janë shtuar nga një rresht që e kanë ngushtuar hapësirën e këmbësorv, ne një hapësirë diku përball ambasador 3 e kanë bllokuar fare këtë pjesë, dhe kanë lënë një pjesë nga rruga kanë devijuar komplet koridorin… ndërsa tek Terra i kanë vënë aq afër tavolinat sa ne me karrocë na i bëjnë të detyrueshme të devijojmë nga pjesa që janë aspiratorët nën tokë që jo rrallë herë na trembin fëmijët… për ne me karroca stadiumi ishte keq, tani që u hoqën çadrat u bë më keq sepse po bllokojnë edhe korridorin me pllaka të kuqe që ka qenë gjithmonë për këmbësorët dhe karrocat me fëmijë.

Ju lutem bëni diçka që ta ktheni në normalitet atë hapësire 🙏