Lënda: Kërkesë për verifikim të sjelljes së rojës së shkollës

Përshëndetje,

Dëshiroj të raportoj një shqetësim lidhur me sjelljen e rojës së shkollës. Prej kohësh, ai përdor fjalor dhe shfaq sjellje të papërshtatshme ndaj prindërve, mësuesve dhe nxënësve, duke krijuar tension dhe pakënaqësi në komunitetin e shkollës.

Sipas dijenisë sonë, shqetësimi është ngritur edhe më parë pranë drejtuesve të shkollës, por nuk është vënë re marrja e masave konkrete për zgjidhjen e problemit.

Kërkohet që rasti të verifikohet dhe të merren masat e nevojshme për të garantuar një mjedis korrekt dhe respektues për të gjithë.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe trajtimin e këtij shqetësimi.