#Apel per #Ndihme
Pas goditjeve te renda te termeteve te muajit shtator dhe nentor, nje nga pallatet e vjetra ne Tirane ka pesuar demtime serioze dhe banoret jetojne me shqetesimin e rrezikut te rrenimit te tij ne kohe.
Pallati eshte ndertuar ne 60-en dhe ndodhet ne buze te udhekryqit qe lidh rruget kryesore, unazen, rrugen e Dibres dhe rrugen e spitalit. Njihet me emertimin si, pallati i vjeter i farmacise 10.
Vjetersia e tij ne kohe dhe injorimi nga shteti per perkujdesje (ndryshe nga nderhyrjet e bera ne pallatet e tjera ne rruget kryesore te Tiranes) ka bere qe kjo ndertese te amortizohet gradualisht. Termetet e fundit ishin fatale, pasi shkaktuan demtime serioze:
– i ka rene fasada ku duken shtresat e tullave
– i ka rene nje pjese e çatise
– eshte demtuar kati i peste (qe eshte kati i fundit i nderteses)
Ne katin e fundit te nderteses per arsye se jane kthyer te pabanueshme nga demtimet, nje nga apartamentet te zotet e tij e kane mbyllur. Nuk banojne me aty.
Ndersa ne apartamentin tjeter jeton nje vajze e re jetime, te ciles i kane vdekur te dy prinderit. Ajo mban veten e saj me nje rroge te vogel sa per te mbijetuar. Nuk ka ndihme tjeter. Por apartamenti i saj eshte krejtesisht i pabanueshem. Tavani eshte pothuajse i shkaterruar. Kur bie shi, per arsye se çatia e nderteses eshte demtuar (shume tjegulla jane thyer dhe kane rene) uji bie brenda ne dhomat. Shtepia noton ne uje, muret jane me lageshtire dhe ambjenti mban era myk (shume i demshem per shendetin).
Mungesa e çatise dhe lageshtira qe ka marre ndertesa, duke depertuar deri ne brendesi, eshte nje rrezik serioz per rrenimin e ketij pallati, qe veshtire t’i rezistoje pa u demtuar aktivitetit te forte sizmik.
Po iu demostroj fotot qe kam shkrepur, per t’iu sensibilizuar me konkretisht me gjendjen alarmante te kesaj ndertese dhe apartamentin e vajzes jetime, shume emergjente per nderhyrje.
P.S: Ne kete ndertese jetojne kryesisht familje modeste dhe pensioniste.
Esht pallati ku u linda dhe u rrita. Aty jeton realisht nena ime pensioniste.
I kam syte me lote dhe dua te uleruas fort per neglizhencen e shtetit shqiptar.
I kerkoj ndihme sipermarresve te ndjeshem dhe humane, per rikonstruksionin e tij.
??