marjola kapllani
Mon, Jun 1, 11:48 AM (4 days ago)
to me
Ankesë për ushtrim të paligjshëm të aktivitetit taksi dhe shqetësim të vazhdueshëm
Përshëndetje,
Pas shumë ankesave që ju kam drejtuar më parë, deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje apo reagim lidhur me problematikën e ngritur.
Unë, Artan Kapllani, shofer taksie i licencuar prej 25 vitesh, së bashku me kolegët e mi Gezim Doci dhe Asllan Lala, të cilët gjithashtu janë shoferë taksie të licencuar, dëshirojmë të paraqesim edhe një herë shqetësimin tonë.
Situata është bërë tepër problematike, pasi një person parkon dhe ushtron aktivitet taksie në mënyrë të paligjshme, jashtë çdo rregulli dhe përcaktimi të bërë nga Bashkia për vendqëndrimet e taksive. Ky person operon me dy automjete për shërbim taksi, pa respektuar rregullat dhe procedurat përkatëse.
Përveç kësaj, pothuajse çdo ditë përballemi me provokime, fyerje dhe sjellje të papërshtatshme nga ana e tij, duke krijuar një klimë tensioni dhe konflikti të vazhdueshëm.
Ju lutemi të merrni masat e nevojshme dhe të ndërhyni sa më shpejt, pasi situata po përkeqësohet dita-ditës dhe po vendos në vështirësi jo vetëm ne si profesionistë të licencuar, por edhe familjet tona. Nëse kjo gjendje vazhdon, ekziston rreziku i krijimit të konflikteve të padëshirueshme mes palëve.
Shpresojmë që ankesa jonë të merret seriozisht në konsideratë dhe të trajtohet në përputhje me ligjin.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe ndërhyrjen tuaj.
Me respekt,
Artan Kapllani
Gezim Doci
Asllan Lala
Shoferë taksie të licencuar.