pershendetje,
Jam nje qytetar i Tiranes qe zoteron nje biznes te tipit “tabaccino” ne rrugen Bardhyl.
Problemi im eshte qe Bashkia Tirane ka hapur mundesine per aplikimin e shfrytezimit te hapesires publike “trotuar” perkundrejte pageses se takses per kete hapesire ne m2 por ka bere nje percaktim ku lejon qe produktet qe mund te mund te vendosen ne kete hapesire te jene:
1. Karrige tavolina
2. Menu
3. Cadra/tenda
4. Vazo lulesh
5. Lojera per femije
6. Tapete / pedana
Ne kete liste te produkteve te lejuara mungon “Frigorifere” , kjo ben qe policet e bashkise te na ndajne ca te nenes e ca te babait . Kush paguan kafet nen dore mund ti mbaje frigoriferet jashte ne te tjeret qe duam te jemi ne rregull e te paguajme taksen ne Bashkia Tirane per kete hapesire nuk na e lejon formati i aplikimit. Shpresoj te na jepni nje zgjidhje ashtu sic ju kemi zgjedhur dhe ne juve .
Faleminderit dhe Pune te Mbare