Ankesë urgjente për prishje të qetësisë publike (Ndotje akustike e përsëritur)
Po ju shkruaj si banore e kësaj lagjeje për të denoncuar një situatë të papranueshme. Saktësisht mbrapa lokalit të Martin Pllumit është hapur një lokal i ri që mban muzikë jashtëzakonisht të lartë gjatë gjithë ditës, duke na tmerruar familjet dhe fëmijët tanë.
Dua të specifikoja një problem shumë serioz: pronarët e këtij lokali mburren se kanë njohje me policët e zonës. Çdo herë që njoftohet policia lokale, ata ose nuk vijnë fare, ose sapo patrulla largohet, lokali e ngre muzikën përsëri njëlloj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ka dyshime të forta se njoftohen paraprakisht ose tolerohen për shkak të këtyre njohjeve.
Zhurma është bërë e papërballueshme për dhjetëra familje që jetojnë këtu. Ju lutemi që këtë rast të mos ia lini në dorë policëve të stacionit lokal që i njohin, por të ndërhyhet nga Drejtoria e Përgjithshme ose Inspektorati Qendror. Kërkojmë matjen e nivelit të zhurmës në moment dhe marrjen e masave të rrepta administrative ose bllokimin e aktivitetit, pasi jemi të pambrojtur nga ky abuzim i përditshëm.
Ju faleminderit.