Zona ku unë banoj, ka një rrugë hyrëse (Sauk i Ri, Plepat-Rruga Dabish Juniku) e cila është ë asfaltuar dhe e ndricuar nga ana e Bashkisë (në vitin 2017). Megjithatë, kjo është vetëm për pjesën hyrëse, ndërkohë që rrugët e brendshme janë në një gjendje aspak të mirë. Rrugët e brendshme lidhin një numër të madh familjesh (nuk e kam informacionin e saktë për numrin e familjeve por jam e bindur që Bashkia e ka një bazë të dhënash). Gjatë periudhave me shi, krijohen përmbytje të kanaleve të improvizuar nga banorët dhe rruga mund të bëhet e pakalueshme. Familja ime personalisht është përpjekur që të bëjë një investim të vogël, sidomos për kanalizimin por kjo tejkalon buxhetin e banorëve. Ne dimer, rruga behet e pakalueshme, sidomos per femijet qe shkojne ne shkolle.

99D44F50-25B1-4B2C-A4AF-9724811272C3-2.jpeg 98A3C40F-CBC4-4BE3-9BB6-D753F0E21745-1.jpeg 05824372-1BA1-44EA-AD14-C6FABF187337-0.jpeg